Situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2 është kthyer në kaotike dhe si rrjedhojë përpara ambienteve të spitalit ndodhen disa autoambulanca. Ambulancat janë të vendosura para urgjencës së Sanatoriumit me pacientët, ndërkohë që mjekët afrohen vazhdimisht për t’ju dhënë atyre trajtim. Ende nuk është e konfirmuar nëse në spitalin Covid2 janë ezauruar të gjithë shtretërit. Gjatë natës mjeku i këtij spitali Dritan Koçiaj ka bërë një thirrje përmes rrjeteve sociale ku tregonte se në Sanatorim nuk ka shtretër, prandaj pacientët po marrin trajtim në ambulanca.
Koçiaj i kërkoi kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë menjëherë, pasi sistemi po shkon drejt kolapsit. Mjeku theksonte, se njësoj si ai, janë edhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë.