ANGLI- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson se ka vendosur që për festa t’i jap fund karantinimit në vend. Sipasmediave ndërkombëtare, Johnson pritet të dalë me një deklaratë në ditët në vijim, ku do të shprehet se nga 2 dhjetori do të marrë fund izolimi.
Zyra e qeverisë ka thënë se në vend pas përfundimit të izolimit do të kthehen vetëm kufizimet rajonale me tre nivele. Izolimi në vend do të përfundoj, pasi sipas statistikave kurba e infektimeve është stabilizuar. Ndërkohë që kufizimet e reja që do të vendosen do të merren sipas rajoneve që janë më rrezikuara dhe me më shumë infektime.
Anglia u fut në izolim në 4 nëntor, ku u mbyllën të gjithë bar-kafetë, restorantet, palestrat, pishinat dhe dyqanet e panevojshme. Ky izolim erdhi pasi kurba e infektimit në vend po rritej me shifra alarmante dita-ditës.