Një shqiptar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe rrahur një 22-vjeçare në një klub nate në, Halkidiki, Greqi.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se e reja ka denoncuar në komisariatin e Sithonias sulmin e paprovokuar që ka pësuar nga i riu teksa po argëtohej dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u identifikua menjëherë.
Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, por që ka qenë e pamundur të lokalizohet.
Ndaj të riut shqiptar është ngritur një dosje për fyerje të dinjitetit seksual dhe plagosje trupore, e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyros.
Hetimet për gjetjen e tij vazhdojnë, ndërkohë që sinjalizohet edhe në stacionet kufitare të vendit, për mundësinë që ai të tentojë të arratiset jashtë vendit.