Duke marrë parasysh situatën tejet kaotike në spitalin “Covid2”, ku prej orësh pacientë me koronavirus që po qëndrojnë në ambulanca në hyrjen të “Sanatoriumit”, ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e pavionit të tretë te spitali “Covid-3”. Dy pavionet e spitalit “Covid-3” me 150 shtretër janë ezauruar vetëm pak ditë nga hapja. Kjo ka bërë që nesër të pritet që të hapet pavioni i tretë i këtij spitali, që ka 40 shtretër.
Brenda javës pritet të hapet dhe spitali “COVID4”, ku do të trajtohen të sëmurët me koronavirus. Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtretër.