Parlamenti i Moldavisë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë tjera, pasi Qeveria ka thënë se ende i duhet më shumë pushtet për t’u përballur me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë. Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, u ka thënë ligjvënësve se ka rreziqe të vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare. Ajo ka përmendur edhe nevojën e menaxhimit të valës së refugjatëve nga Ukraina.