Pas përfundimit të numërimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur Monika Kryemadhin kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi garoi në zgjedhjet e brendshme të partisë që u mbajtën dje pa asnjë rival. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, LSI bën të ditur se nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro Kryemadhit.
Në njoftim po ashtu thuhet se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.