• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
in Editorial
0
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Student Video Contest 2022, është konkursi i organizuar nga IAEA (International Atomic Energy Agency), një thirrje të hapur për të gjithë shkollat e mesme në botë, pjesë e së cilës është edhe ekipi përfaqësues i nxënësve të gjimnazit “Qemal Stafa” Tiranë, si një ndër 5 punimet kërkimore të përzgjedhura finalistë në nivel Ndërkombëtar. Thirrja për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Përdorimi i teknologjisë bërthamore për adresimin e ndryshimeve klimaterike” për shkollat shqiptare u krye nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, për përfaqësim dhe pjesëmarrje.
Në këtë kuadër, shkollat nga Shqipëria duhet të përgatisnin një video, nëpërmjet të cilës të përmblidhej shkurtimisht në 3 minuta i gjithë kërkimi i tyre. Një ekip i ngritur në MAS përzgjodhi videot me punimet më të mira kërkimore, të cilat më pas u përzgjodhën/seleksionuan nga një ekip kërkuesish shkencorë në IAEA (International Atomic Energy Agency) në Vienë, dhe pas seleksionimit u lajmëruan ekipet përfaqësuese të vazhdonin me procedurat e regjistrimit dhe konkurrimit të mëtejshëm. Pas disa fazash konkurrimi, studimi i nxënësve të gjimnazit “Qemal Stafa” i udhëhequr nga mësuesja e fizikës Luljeta Gjergo dhe drejtoresha e shkollës Klotilda Jaupi, me dëshirën dhe pasionin e nxënësve Egnald Çela, Ortensia Kosta, Ana Këlliçi, Alkid Shuli, u përzgjodh finalist. Në thirrje citohej që vetëm 5 punimet shkencore më të mira do të zgjidheshin finalistë.
Tema e punimit sjell risi dhe origjinalitet dhe është vlerësuar inovatore, pasi studimi është kryer nga vetë nxënësit në mjediset e lumit Erzen dhe konsiston në identifikimin e shkallës së ndotjes së ujit duke përdorur teknologjinë bërthamore dhe gjallesat si indikatorë. Konceptet kyç të trajtuara janë ndotje, teknologji bërthamore, organizma biologjikë, mjedis, etj., dhe vjen si një domosdoshmëri e do të sjellë një impakt dhe ndërgjegjësim jo vetëm tek të rinjtë mbi ndryshimet klimatike, kulturës së të menduarit pro mbrojtjes mjedisore dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete përballë një fenomeni mjedisor, i cili prek gjithë hallkat e zinxhirave ushqimorë dhe vetë njeriun gjithashtu. Theksojmë se Ministria e Arsimit, nëpërmjet politikave të saj i kushton një rëndësi shumë të veçantë pjesëmarrjes së nxënësve tanë në konkurse ndërkombëtare, si një e drejtë e tyre, ashtu siç bëjnë të gjithë bashkëmoshatarët nëpër botë. Tregon dhe rëndësisë që ka edukimi mjedisor në shkolla të integruar në të gjitha lëndët, gjithashtu të ofruar edhe në trajtë modulesh dhe kurrikul.
Fokusi i kurrikulës me kompetenca jo vetëm në lëndët shkencore, siç edhe ky projekt është realizuar, ka qenë pikërisht ky, të punuarit e temave mësimore bazuar në situata të nxëni të njohura ose të panjohura, si dhe të vendosë nxënësit në rolin e kërkuesit e të ndërtojë dije, nxënësi vendoset përballë  një problemi ose fenomeni natyror, analizon, nxjerr përfundime dhe propozon zgjidhje. Në këtë kurrikul i kushtohet një rëndësi e veçantë kërkimit shkencor dhe prezantimit ku nxënësit fitojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera mbi një koncept të caktuar shkencor duke eksperimentuar, gjithashtu ata mësojnë se si të përdorin informacionin e gjerë që ndodhet në kurrikula, internet duke kërkuar informacione nga burime të sigurta, në dobi të procesit të të nxënit duke mbrojtur të drejtën e autorit nëpërmjet citimeve, referimeve, etj..
I urojmë suksese nxënësve në konkursin “Student Video Contest 2022” në Vienë. Është një krenari dhe risi, që nxënësit tanë të mësohen të përfaqësohen dhe motivohen në gjimnaz drejt kërkimit shkencor dhe në projekte shkencore, duke promovuar e lartësuar punën e bërë nga nxënësit, mësuesit dhe arsimi shqiptar në këto nivele.

Previous Post

Rama publikon pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, peizazh i bukur kodrinor-malor gjatë gjithë rrugës

Next Post

Kreu i SPAK dhe BKH-së vizitë në SHBA/ Takohen me DASH, FBI-në dhe DEA-n

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Shqipëria renditet e parafundit në Europë për shërbimet më të dobëta shëndetësore

Shqipëria renditet e parafundit në Europë për shërbimet më të dobëta shëndetësore

28/01/2022
Next Post
Kreu i SPAK dhe BKH-së vizitë në SHBA/ Takohen me DASH, FBI-në dhe DEA-n

Kreu i SPAK dhe BKH-së vizitë në SHBA/ Takohen me DASH, FBI-në dhe DEA-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.