Ka ndërruar jetë 5-vjeçari, i cili u godit nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5-vjeç. Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i skafit është një ish-punonjës policie.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 5-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.