Familja Avdia, e cila humbi një ditë më parë vajzën 7-vjeçare Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje teksa ishte duke notuar në plazhin e Potamit nga drejtuesi Arjan Tase, ka hapur sot dyert e mortit.
Familjarët sot do të përcjellin për në banesën e fundit në orën 15:00 vajzën, jeta e së cilës u pre në mes ende pa e nisur. Familjarët kanë thënë se gjithçka ja kanë lënë në dorë drejtësisë.