• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Hapet pas 5-vjetësh një nga perlat e Stambollit

06/08/2022
in Kulturë
0
Hapet pas 5-vjetësh një nga perlat e Stambollit

“Yerebatan Sarnic?”, që fjalë për fjalë në turqisht do të thotë “pallat i zhytur në ujë”, njihet më shumë me emrin e një cisterne nëntokësore, e cila ndodhet në nëntokën e Stambollit. Është një nga ato vende që të gjithë shkojnë e shohin kur vizitojnë qytetin më turistik të Turqisë.

Cisterna nëntokësore e Stambollit

Cisterna u ndërtua në vitin 532 nga Perandori Justiniani I, gjatë periudhës më të begatë të Perandorisë Romake të Lindjes. Më parë aty ekzistonte një strukturë që datonte në periudhën e Perandorit Kostandin, por ajo u zgjerua dhe u ndryshua plotësisht. Sot ajo është rreth 10 mijë metra katrorë.

Në atë kohë, rezervuari mund të mbante deri në 80 metra kub ujë. Shërbente për të ujitur vilat më të bukura, madje edhe kopshtin Topkapi, atë të rezidencës së vetë sulltanit. Sidoqoftë, në një moment të caktuar të periudhës mesjetare, nuk u përdor më, pasi turqit preferonin ujin e rrjedhshëm sesa atë të një cisterne.

Ajo u zbulua rastësisht vetëm 500 vite më vonë, gjatë disa gërmimeve arkeologjike në rrënojat e Bizantit nga arkeologu P. Gyllius. Për shekuj ka mbetur kjo mrekulli që shumë prej nesh kanë pasur fatin ta shohin. Është një dhomë e madhe nëntokësore e mbushur me ujë. Përmasat e saj janë rreth 140 metra me 70 metra dhe mbështetet nga 336 kolona të larta 9 metra secila, të renditura në 12 radhë në pak më pak se 5 metra njëra nga tjetra.

Kapitelet e kolonave janë të stileve të ndryshme, dorike, korintike etj., pasi ato vijnë nga struktura të tjera dhe të ripërdorura. Dëshmi për këtë janë dy koka të përmbysura Meduza.

Me kokat e Meduzës lidhet një legjendë e tmerrshme

Meduza ishte një nga tre Gorgonat, femra e një përbindëshi të botës tjetër nga mitologjia greke me gjarpërinj në vend të flokëve dhe çdo qenie e gjallë që e shikonte në sy kthehej në gur. Me pak fjalë, në pamje të parë, duket sikur hyni në një lloj katedrale nëntokësore. Kjo është arsyeja pse ajo quhet gjithnjë e më shumë “Cisterna e Bazilikës”.

Ndërtesa i është nënshtruar viteve të fundit restaurimit, i cili zgjati 5 vjet. Gjatë restaurimit u ngritën kolona çeliku për të lidhur 336 kolonat e ndërtesës , 12 radhë nga 28, secila 9 metra e lartë. Muret me tulla rozë u pastruan nga gjurmët e lëna nga disa ndërhyrje të papërshtatshme.

Përtej ndërhyrjeve teknike, të nevojshme për ruajtjen e ndërtesës, restaurimi është përpjekur të mbrojë karakterin mistik, thuajse shpirtëror, të dhomës, duke krijuar një spektakël dritash që ndryshon perspektivat dhe shfaq detajet e fshehura. Gjithashtu janë shtuar disa vepra arti bashkëkohore, si për shembull një dorë që del nga uji, apo kandila deti prej qelqi të tejdukshëm, të cilat marrin jetë nëpërmjet projeksioneve të mrekullueshme, por të frikshme të dritës, që lëvizin mbi kolona.

“Ne dëshironim një instalacion të shndritshëm, që të mos e zbehte atmosferën e vendit”, – thotë përfaqësuesja e Bashkisë së Stambollit. Restaurimi nisi në vitin 2017 dhe vizitorët mund ta vizitojnë ndërtesën çdo ditë, nga ora 9:00 – 18:30.

Cisterna është skenë e filmit të dytë të James Bond “From Russia with Love” dhe  “Inferno”, përshtatje e librit të Dan Brown, në vitin 2016.

Tags: cisterna e stambollitStambolltrashegimia kulturore
Previous Post

17 profesionet më të paguara, sa paguhen dhe si arrihen

Next Post

Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.