Portali “Jeta Osh Qef”, i njohur ndryshe me emrin “JOQ” kryen rregullisht raportime pa asnjë kriter profesional, madje shpesh herë pa zbatuar as 5 pikëpyetjet bazë të një raportimi gazetarie, i cili kërkon të thuash burimet e sakta të informacionit, në mënyrë objektive dhe pa paragjykuar.
Teksa flasim për praktika joprofesionale, rrjeti ballkanik i reporterëve “Reporting Diversity Network” ka cilësuar këtë portal si “monstri” i muajit, për shkak të shkeljeve skandaloze të standardeve, mungesës së etikës dhe promovimit të urrejtjes që ka vënë re në aktivitetin e JOQ.
Në publikimin e tyre në rrjetet sociale, ky rrjet profesionistësh shprehet se, ndër të tjera: “…ky outlet mediatik ka thyer çdo praktikë profesionale apo ligjore.”
Sipas vlerësimit rigoroz të reporterëve, të cilët mbështeten nga qeveritë gjermane dhe norvegjeze, praktikat qesharake të JOQ kanë nxitur audiencat për të promovuar dhunë dhe urrejtje ndaj subjektit që gjendet në qendër të raportimeve.
Koha ka treguar se të tilla organizata që e quajnë veten media synojnë të zhvasin vetëm vëmendjen e audiencave të tyre për disa sekonda dhe dështojnë rregullisht të çojnë deri në fund axhendat e mbrapshta që kanë ndaj biznesit dhe përpjekjeve të përditshme të profesionistëve të ndershëm.
Ndonëse ndjejmë keqardhje që standardi i gazetarisë shqiptare nëpërkëmbet ndërkombëtarisht prej këtyre çetave me smartphone si JOQ, ne besojmë se gazetaria shqiptare synon rregullisht të promovojë vërtetësi dhe korrektësi në raportimet e tyre dhe kjo qasje do ketë përherë transparencën dhe mbështetjen tonë pa kushte.
Rrjeti ballkanik i reporterëve “Reporting Diversity Network”, një forum profesionistësh të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria norvegjeze kanë cilësuar portalin JOQ Albania si “monstri” i muajit, për shkak të thyerjeve të çdo standardi ligjor dhe profesional në raportimet e tyre.
Burimi: Reporting Diversity Network