Sali Berisha ka kujtuar sot 8 gushtin e vitit 1991, ku mijëra shqiptarë u nisën për në Itali pas hapjes së kufijve me rënien e regjimit komunist.
Në një postim në Facebook, Berisha e krahasoi eksodin e para 31 viteve me shqiptarët që po largohen për të emigruar në ditët e sotme.
“8 Gusht 1991, dita e eksodit biblik të shqiptarëve, largimit të tyre nga vendi për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Sot ne kujtojmë këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës.
8 Gushti është një apel për PD-në dhe opozitën shqiptare, për të bërë gjithçka që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin nga vendi i tyre! Një ditë që nuk duhet harruar kurrë! Sb”, shkroi Berisha.