FUSHË KRUJË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Fushë-Krujë. Mësohet se ka mbetur i plagosur një 55-vjeçar, i cili është identifikuar si Luan Hushi. I plagosuri ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, autori i plagosjes dyshohet se është Klodian Keqi. Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh të Fushë-Krujës, por ende nuk dihen rrethanat. Keqi dhe Hushi janë bashkëfshatarë.