Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median franceze “Francesoir” ku ka folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe përparimet e bëra që prej shkëputjes së vendit nga komunizmi. Në lidhje me këtë, Rama ka thënë se pas 10 vitesh Shqipëria do të jetë në BE.
Si e shihni Shqipërinë pas 10 vitesh?
Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale. Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’a arritur këtë.”