• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim

17/08/2022
in Politikë
0
73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar për 73-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit. Berisha thotë se dënon “heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tjerë të komunistëve në pushtet”.

REAGIMI I BERISHËS:

Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit! Të dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

Kështu si sot, 73 vite më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës:

1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.
3. Dodë Mark Biba-Kthellë e Epër, varet në litar
4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar
5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqëndrimit të regjimit.

Të dashur miq!

Masakra e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur anti-komuniste të Mirditës. Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha Shehu, por edhe heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tyre në pushtet.

Nderim përjetë martirëve të Qafë Valmirit. 

Tags: albanewsMasakra e qafe valmiritsali berisha
Previous Post

Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon

Next Post

Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.