Pas dy vrasjeve të një dite me parë në Elbasan dhe në Sarandë, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në Vlorë.
Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre.
Makina e tyre tip ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë.
Makina ku udhëtonin viktimat është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Sakaq një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se i përket autorëve, të cilët ekzekutuan 2 persona në Panaja të Vlorës.
Si pasojë e atentatit është bllokuar autostrada Fier-Vlorë, pasi është krijuar një trafik i rënduar.
Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit. Dyshohet se i përket autorëve, të cilët ekzekutuan 2 persona në Panaja të Vlorës.