Dy vjet para aksidentit të saj fatal, Princesha Diana parashikoi se do të vdiste në një aksident me makinë.
Zbulimi rrënqethës ,i cili u bë i njohur si “Shënimi i Mishcon” diskutohet gjerësisht në dokumentarin e ardhshëm , “The Diana Investigations”.
Në tetor 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Victor Mishcon, për t’i “treguar atij për diçka që kishte në mendje”.
Mishcon mbajti shënime tek bisedonin, gjatë së cilës Diana dyshohet se tha se “burime të besueshme”, të cilat ajo nuk do t’i përmendte, e kishin informuar atë “se një aksident automobilistik mund të organizohej”.
Në gusht 1997, princesha së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed dhe shoferin e saj, Henri Paul ,vdiqën pasi Henri përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Paul ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave me recetë, por gjithashtu po përpiqej t’u shmangej paparacëve, të cilët po i ndiqnin me motoçikleta.
Pas vdekjes, Mishcon ia dha shënimin e takimit të tij me Dianën, komisionerit të Policisë Metropolitane të Londrës në atë kohë, Sir Paul Condon.
Vetëm pasi pasardhësi i Condon, John Stevens, mori postin, publiku u bë i vetëdijshëm për ekzistencën e shënimit, pasi Condon e kishte mbyllur atë në një kasafortë.
“Kur mjeku ligjor njoftoi hetimin e tij, u sigurova që letra t’i jepej menjëherë mjekut gjyqësor mbretëror, i cili në atë kohë ishte Michael Burgess dhe më pas u bë Lordi i Drejtësisë Scott Baker”, tha Lordi Stevens për Daily Beast.
“E pashë Lordin Mishcon rreth një muaj para se të vdiste, afërsisht në pranverën e 2005-ës, dhe ai mendonte se Diana ishte paranojake dhe ai nuk kishte shumë besim ndaj [hënimit.”
Thuhet se kishte dje një letër të dytë që ishte shkruar nga Diana në tetor 1996, dy muaj pas divorcit të saj nga Princi Charles, që i bëri jehonë një parandjenjë të ngjashme. Një punonjës i familjes mbretërore e botoi atë në librin e tij të vitit 2003, “A Royal Duty”.