FINLANDË- E quajtur “cool” nga shumë persona për thjeshtësinë e saj, kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i ka ardhur radha të përballet me reagimet e njerëzve. Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.
🇫🇮 The Finnish Prime Minister @MarinSanna has come under fire, after a video of her partying was leaked today.
— TLDR News EU (@TLDRNewsEU) August 17, 2022
Allegedly, people can be heard in the background talking about cocaine use – but we have been unable to confirm this. pic.twitter.com/o0g4KGQ85a
Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale. Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.
Mediat vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres. “Duket sikur video është realizuar në një apartament privat. Gazeta Iltalehti nuk mundi të kontaktonte kryeministren ose stafin e saj të mërkurën në mbrëmje për të komentuar videot”, shkruan media vendase.