Ndërsa Luiza Gega është pritur me një ceremoni të organizuar nga Edi Rama, Fidel Ylli pasi tha se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit, i bëri thirrje publike kryeministrit që kompanitë e basteve të legalizohen sërish, pasi ato po funksionojnë por në errësirë.
“Kryeministri ka vendosur një standard që kampionë të tillë duhet të mirëpriten gjithmonë në këtë mënyrë. Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam partner. Këto ditë kam parë mediokritete të ndryshme”, kështu u shpreh Fidel Ylli, ndërsa shtoi: “Nxirri nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë”.