Këtë të mërkurë kanë dalë para gjykatës dy rusët: 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 24-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç . Të huajt që u kapën në uzinën e Gramshit duken të qetë ‘në kafazin’ brenda gjykatës, të rrethuar nga efektivë të shumtë.
Ndaj të arrestuarve, rëndojnë 3 vepra penale: “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të dobishme për hetimet të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Këto materiale i përkasin periudhës së Gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.