Ish agjenti i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami ka dalë sot para gjykatës së Kurbinit për vlerësimin e masës së sigurisë. Ai u arrestua me vendim gjykate pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumë kërkuar Ervis Martinaj. Ndaj tij prokurori Bardhyl Shehu kërkon masën e sigurise arrest ne burg. Lami u ndalua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 në Tiranë. Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune.
Që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjendet asnjë gjurmë e Martinaj në Shqipëri. Kontaktet me biznesmenin Martinaj i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit 2022 i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për zhdukjen dhe humbjen e kontakteve me Vis Martinaj.