Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë.
Para Kryeministrisë po zhvillohet një ceremoni pritjeje, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Më pas, rreth orës 10:30 Rama dhe Bettel do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Teksa janë ndalur në ambientet e brendshme të kryeministrisë për foton zyrtare mes dy homologëve, Bettel me humor është zgjatur për të arritur Ramën.