Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) do të arrijë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia deri në fund të kësaj jave. Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi. Italia do të jetë në ekipin që do të vizitojë zonën bërthamore. Megjithatë risi është pjesëmarja e Shqipërisë dhe e Malit të Zi në këtë mision. Ndërkohë BE-ja është gati të pezullojë marrëveshjen e vizave me Rusinë për të kufizuar numrin e lejevelëshuar pasi disa anëtarë të Evropës Lindore kërcënuan të mbyllnin kufijtë për turistët rusë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të jetë sot në Suedi, më pas në Pragë për takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së. Një djalë 24-vjeçar amerikan u vra në Donbass teksa po luftonte forcat ruse. Zelensky: “Ne do të marrim të gjitha territoret e pushtuara, nga Donetsk në Mariupol në Krime”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) njoftoi në një postim në Twitter se ai ishte drejtuar në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia. “Ka ardhur dita, ka nisur misioni i IAEA-s në Zaporizhia. Duhet të mbrojmë sigurinë e Ukrainës dhe termocentralin më të madh në Evropë”, ka shkruar Rafael Grossi në rrjetet sociale, duke specifikuar se misioni do të mbërrijë në vend këtë javë.
Misioni i IAEA, agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike është gati për të nisur në Zaprozhzhia. Ekipi do të përbëhej nga drejtori i IAEA Rafael Mariano Grossi, nga Argjentina, dhe 13 ekspertë të tjerë nga vende të tjera, por nuk do të përfshinte anëtarë të SHBA-së ose të Mbretërisë së Bashkuar. Ndër vendet që do të merrnin pjesë në ekip do të ishte edhe Italia, si dhe Shqipëria, Franca, Jordania, Meksika dhe Maqedonia e Veriut.