Pasardhësi i Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar do të zbulohet më vonë. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak dhe sot njëri prej tyre do të shpallet lideri i ri i konservatorëve.
Fituesi i konkursit të lidershipit do të shpallet në orën 12:30 (lokale) përpara se të marrin detyrën të martën, raporton BBC.
Kryeministri i ri trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Dy kandidatët: ish-ministrja e jashtme, Liz Truss dhe ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, prezantuan premtimet e tyre të fundit ku fokusi ishte në zgjidhje e krizës energjetike.
Edhe pse nuk dha një detaje konkret në lidhje me masat që do të ndërmarrë, Truss deklaroi se nëse ajo zgjidhet në krye të qeverisë do të ndihmoi qytetarët të përballojnë rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.
Ndërsa Sunak, përsëriti qasjen e tij për ofrimin e mbështetjes së synuar për njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe pensionistëve.