TIRANË– Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar 3 prioritetet e aksionin opozitar në sesionin e ri parlamentar, pika këto të pa dakordësuara me grupin e Sali Berishës. Në përfundim të mbledhjes me deputetët që e rikonfirmuan si kryetar grupi, Alibeaj ka bërë me dije se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese bordet për rregullimin e çmimeve, teksa nuk ka nguruar që të përçojë edhe mesazhe për pjesën tjetër të PD-së, që vijon të jetë e ndarë. Ai tha se prioritet e tyre do të jetë forcimi i marrëdhënieve me SHBA-në.
“Prandaj propozojmë prioritetet tona si grup parlamentar për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:
I. Reforma legjislative;
II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III. Kontrolli parlamentar”, tha Alibeaj.
“Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit”, tha Alibeaj.