12 shtatori ka ulur për herë të parë në banka rreth 29 mijë nxënës. Risi e këtij viti të ri shkollor është Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë dhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.
Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi ndodhej në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese.
Kryeministri kishte edhe një këshillë për vogëlushët.
“Bëni qef dhe punë. Puna është qefi më i madh”, u tha kryeministri me nota humori.