Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë.
‘Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e paparanushëm që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella.’- tha Balla.