Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II ,i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak që u tërhoq me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore ka mbërritur në Westminster Abbey, ndërkohë që ka nisur ceremonia.
Dekani i Westminsterit, David Hoyle, po udhëheq funeralin. Por është Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, i cili do të mbajë predikimin dhe lavdërimin, momenti ceremonial kur Mbretëresha i është besuar Zotit.
Lutjet do të vijnë nga Kryepeshkopi i Jorkut, Kryepeshkopi Kardinal i Westminsterit, Drejtuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë dhe Drejtuesi i Kishave të Lira. Edhe në fund do t’i takojë Dekanit të Westminsterit për të dhënë bekimin.