BRITANI E MADHE- Vaksina e koronavirusit e prodhuar nga universiteti i Oksfordit dhe kompania “AstraZeneca” ka rezultuar 70 për qind efektive në parandalimin e COVID-19.
Rezultatet paraprake,kanë shënuar 25% efikasitet më të ulët se rivalët e Pfizer dhe Moderna, të cilët pretendojnë mbrojtje prej 95%. Universiteti i Oksfordit tha se analiza nga faza e tretë e provës së vaksinave tregon se efektiviteti 70% vjen nga kombinimi i dy dozave.
Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milion doza të vaksinës së Oksfordit – sasi e mjaftueshme për të vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë – gjithmonë nëse vaksina do të miratohet.
Megjithatë vendi nuk i ka varur shpresat aty, pasi ka kërkuar që të blejë 40 milion doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer dhe BioNTech, e cila ka rezultuar 95% efektive. Po ashtu edhe Moderna jep të njëjtën efektshmëri.