Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një deklaratë në selinë e PD këtë të hënë. “Në orën 12.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të ketë deklaratë në seli”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkohë që në rrjetet sociale, Berisha ka reaguar dhe për fitoren në Itali të koalicionit të qendrës së djathtë ekstreme.
“Fitore historike e Koalicionit te Djathte, miqve tane ne Itali. Nje urim te perzemert per suksesin historik, fitoren e shkelqyer udheheqesve te koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini”, shkruan Berisha.