Këngëtarja kolumbiane Shakira do të duhet të dalë në gjykatë për t’u përgjigjur për gjashtë krime ndaj Thesarit Publik spanjoll, për të cilat Prokuroria kërkon gjithsej tetë vjet e dy muaj burg dhe 23.8 milionë euro gjobë.
Një gjykatës i Barcelonës ra dakord të hapte gjyqin ndaj artistes në mënyrë që ajo të gjykohet në Gjykatën e Barcelonës.
Prokurorët e akuzojnë Shakirën se nuk ka paguar taksat në Spanjë midis 2012 dhe 2014, duke pretenduar se edhe pse rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahamas, ajo banonte në Spanjë.
Shakira ka paguar tashmë shumën që i kërkoi Agjencia Spanjolle e Tatimeve – plus tre milionë euro të tjera por kjo nuk e pengon të ulet në bankën e të akuzuarit me kërkesë të Prokurorisë.