Vlorë- Mbyllet çerdhja pasi një punonjëse e çerdhes nr.2 në Vlorë ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Pas rastit të parë të konfirmuar me koronavirus dhe tre anëtarëve të tjerë të stafit që kanë shfaqur simptoma. Si rezultat, Inspektoriati Shëndetësor ka vendosur mbylljen e çerdhes.
Kjo çerdhe do të qëndrojë e mbyllur deri më 5 dhjetor. Ndërkohë pjesa tjetër e stafit kanë bërë tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.