TIRANË- Ditën e sotme do të mblidhet Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qakulluese, ku në fokus do të jetë mënaxhimi i mbetjeve.
I pranishëm në këtë forum do të jetë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, ndërsa fjala hapëse do të mbahet nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Po ashtu fjalën në forum do ta kenë edhe disa kryebashkiakë socialistë. Takimi pritet të nisë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.