Tiranë- Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme tek “Shkallët e Tujanit”.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73-vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.
Mjeti me drejtues Neki Kaloshi duke qarkulluar në një zonë kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit duke hskaktuar aksidentin e rëndë , ku njëri prej pasagjerëve gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të rënda. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat nga autoritete policore.