Kreu i Partisë Ilir Meta thotë se është i hapur të bashkëpunojë me të gjithë opozitën për zgjedhjet vendore.
“PL siç e dini është e hapur për të bashkëpunuar më çdo faktor të vërtete opozitar në radhë të parë me PD në interes të vendosjes së demokracisë sa më shpejt në vend. Së dyti PL ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe koordinojë aksionin opozitar si një interes kombëtar dhe jo interes partiak. Kjo nuk ekziston si filozofi e PL. PL e ka përballjen me Edi Ramën dhe regjimin mafioz dhe dëshiron ti bashkojë forcat në mënyrën më të hapur me të gjithë forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Edi Ramën”, tha Meta.
Në konferencën për shtyp, Meta tha se është e domosdoshme që e gjithë opozita të dalë me një kandidat.
Sa i takon kandidatëve, është e rëndësishëm të ketë vetëm një në çdo bashki. Në kushte te tjera mund të kishte 2-3 ose 4. Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Nëse do të ketë kandidat nga PL që mendojnë se kanë përkrahje në një bashki të caktuar është një çështje që do e diskutojmë që ky kandidat të testohet.