Në konferencën e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po prezantohet projekti i financuar nga SHBA për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. I pranishëm në aktivitet ishte edhe zëvendësambasadori amerikan Demian Smith, i cili u shpreh se askush nuk mund të mbrojë viktimat e trafikimit i vetëm, ndaj duhet të jemi aleatë për të luftuar trafikimin.
“Këtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt që të identifkohen dhe të ndiqen penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Shqipëria ka përparuar, jemi të vendosur të luftojmë trafikimin”, tha Demian Smith.