Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Klos, ku është vrarë një 17 vjeçar dhe janë plagosur 2 të tjerë. Viktima është identifikuar si Danjel Hasula. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, për një vajzë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të mësuar detajet.