Në datën 29 tetor, partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare ku do të miratohen disa ndryshime statutore. Kështu bëri me dij Sekretari i Përgjithshëm Organizativ i Partisë së Lirsë, Endrit Braimllari i cili njoftoi se është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. Ilir Meta aktualisht drejtues i komisionit organizator, i cili do të përgatisë partinë për zgjedhje pas Konvetës së 25 korrikut.
‘Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.
Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare ëëë.partiaelirise.al. Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.’- tha Braimllari.