Klement Çala, një nga të autorët e grabitjes së 4.6 milionë eurove në vitin 2019 në Rinas, ka dalë nga regjimi ’41 BIS’. Gjykata ka shfuqizuar urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë Klement Çalën. Sipas gjykatës, vendimi ishte i pabazuar në ligj dhe në prova.
Klement Çala është një nga autorët e grabitjes së 4.6 milion eurove në vitin 2019.
Lajmi në përditësim…
Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.