Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jeruzalem.
Ditën e sotme gjatë një fjalimi kryeministri Rama tha se është krenar që Shqipëria ka pranuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rama: Ka një komponent themelor që bashkon ardhjet masive të hebrenjve në Shqipëri. Ata nuk janë drejtuar asnjëherë drejt këtij porti të qetë, por vetëm kur kanë qenë më të rrezikuarit. Vendbanimet më të hershem të hebrenjve u krijuan në jug të Shqipërisë. Ndërsa kudo tjetër hebrenjtë po shfaroseshin Shqipëria i dha barazi etnike. Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit. Fjala mik nuk ka kuptim njeriun e ftuar por atij që troket në portë sepse ka nevojë për ndihmë. Tradhtia ndaj këtij miku në Kodin e Nderit së shqiptarit është krim.
Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve është një virtyt i natyrshëm shqiptar. Do të ishte gabim të pretendohej se asnjë hebre nuk vdiq në Shqipëri gjatë Holokaustit. 17 prej tyre nuk kanë vdekur duke u internuar apo spiunuar, por kanë vdekur si antifashistë pjesëmarrës në luftën nacional çlirimtare dhe janë shpallur dëshmorë. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku përbërja fetare nuk ka një rol përcaktues. Katër komunitete fetare jetojnë në bashku në atë që Papa e pagëzoi jo si një harmoni fetare, por si një vëllazëri fetare. Unë besoj se kjo nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë tonë, por nj thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ne nuk duhet vetëm ta tregojmë, por të sigurohemi që brezat e rinj ta kuptojnë me mendje e shpirti si pjesë e thelbit të të qenit shqiptar dhe të krenarisë që janë shqiptarë.