Misioni i OSBE-së në Shqipëri, ka deklaruar se janë të kënaqur nga tërheqja e qeverisë mbi projektligjin për mediat. Me anë të një reagimi në Twitter, OSBE nënivizon se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.
“Jam e kënaqur që qeveria shqiptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Pak ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se ndryshimet për ligjin e medias tashmë janë tërhequr nga propozuesit.
‘Kur propozuesi tërhiqet, e gjithë iniciativa ligjore bie. Dua t’ju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.’- u shpreh Balla.