Prej 10 ditësh, myftu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar me Covid-19. Më datë 14 nëntor ai u dërgua në Turqi për tu shëruar dhe duket se gjendja e tij është përmirësuar. Këtë lajm e ka konfirmuar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një postimi në rrjetin e saj social.
“Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar. Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij”, shkruan Ademi.