Pas vizitës në Izrael Kryeministri Rama ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të zhvilluar atje një takim me Presidentin e këtij vendi.
“Pas Izraelit, një gjysmë dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama në Facebook teksa publikon edhe foto nga pritja në aeroport.