Kompania Adidas, e cila pati një bashkëpunim të frytshëm me reperin dhe stilistin kontrovers Kanye West, vendosi t’i përgjigjet më në fund gjuhës së tij të urrejtjes drejtuar komunitetit hebre dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet me të.
“Adidas nuk do të tolerojë antisemitizmin ose ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Ye ishin të papranueshme, me urrejtje, të rrezikshme dhe shkelnin vlerat e diversitetit dhe përfshirjes së kompanisë”, tha kompania në një deklaratë, raporton Guardian.
Kompania gjermane, e cila lançoi markën Yeezy me Je, deklaron se për shkak të atij vendimi do të pësojë një goditje “afatshkurtër” prej 250 milionë eurosh për këtë vit, sepse po tërheq të gjitha modelet e saj nga prodhimi dhe i ndalon të gjitha pagesat muzikantit dhe kompanive të tij.