Abc mëson emrat e tre shqiptarëve që u arrestuan në kuadër të operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali.
Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani janë tre të arrestuarit që kanë mashtruar mijëra qytetarë italianë, duke u zhvatur miliona euro. Kujtojmë se janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.
Në një konferencë të përbashkët me SPAK, Prokurori Italian Raffaele Tito deklaroi se nga hetimet e para janë 200 viktima në Itali, por numri mund të jetë edhe më i madh. Ai deklaroi se nuk kanë mundur të rikuperojnë lekë pasi është e vështirë nëpërmjet mekanizmit të Bitcoinit.