Në seancën plenare të ditës së sotme do të diskutohet rreth raporteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Për ndarjen e re territoriale, mazhoranca kërkon që mbetet siç është, 61 bashki dhe 12 qarqe. Ndërsa PD propozon 33 më shumë, 94 bashki. PS i la shteg për negocime grupit të Alibeajt, duke shqyrtuar 6 kushte që palët mund të bien dakord për shtimin e një apo më shumë bashkive. Megjithatë, palët nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk arritën në konsensus për dorëzimin e një raporti në Parlament.
Ndërkohë, në Kuvend është dorëzuar një projektligj nga grupi i Rithemelimit që propozon 97 bashki, por mazhoranca ka theksuar se nuk shqyrton asgjë që mban firmën e Berishës.
Propozimi i PD për 33 bashki më shumë
Në qarkun Berat shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja. Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. I pandryshuar mbetet qarku i Gjirokastrës dhe Shkodra, vendim të cilin e argumentojnë si dëshirë të qytetarëve.
Në përditësim…