Deputetja e Partisë Demokrtatike, Grioda Duma ka dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetes.
Në një konferencë urgjente për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e një projekti të ri mediatik.
“Megjithatë nuk e kam lënë dhe nuk e kemi lënë betejën me miq, kolegë të vyer e demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lideshipit nga lënia e mandateve te lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe lojalitet atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, e megjithatë i qëndruam me lojalitet vendimet të shumicës.
Para dhe pas 6 marsit, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte krah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj se duhet ta ketë aty përkrah.. Në themelin e vet aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj që duhet ta ketë përkrah. Ashtu siç kam që pas 6 marsit të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin historik, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se pazaret politike. Dita ta njoh edhe këtë realitet. Ishte një përpjekje për të mbajtur balancat, për të qetësuar konfliktet, për të arsyetuar për të mirën e demokratëve. Sot para zgjedhjeve lokale nuk jemi në një realitet që nuk e dimë, maksimizimi i PD nuk ka ndodhur, sot nuk jemi dje, nuk jemi një vit më parë kur shok mendor që na erdhi nga truma e vendime të SHBA na dha një traumë politike. Sot kuptojmë shumë më shumë nga mësimet që nuk i kërkuam por arritëm ti mbanim, rruga e vetme për maksimizim është bashkimi. Lënia e mandatit tim është moslënia e përgjegjësisë që i njoh vetes. Nëse nuk bëra dot që të mos ndodhë një 6 mars i dytë, do të thotë që duhet të di të bëj duke dhënë një model që ndoshta sot dhe në të ardhmen ndryshon për ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise.
Mund të akomodohesha në komoditete personale, por një gjë është e sigurt që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo vetëm opozita shqiptare, është përcaktuese e fateve të shqiptarëve këtu, por vendimet e PD-së përcaktojnë fatet e shqiptarëve kudo në Ballkan. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mitrovicë do pësojnë efektet zinxhir të vendimeve që PD merr sot. Kemi detyrën të bëjmë dhe të zgjedhim atë që i shërben më shumë vendit, forcave që përcaktojnë fatin e shqiptarëve dhe për këtë më takon të vendos atë që bëj unë dot më mirë dhe shërben më shumë në të ardhmen”.– u shpreh Duma.
Vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebiaj, duke bërë në këtë mënyrë një rrokadë mes saj dhe Dumës. Nebiaj ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.