Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin e PD, ndërsa po diskuton për projketbuxhetin 2023. Berisha tha se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Sipas tij, në 7 vite, qeveria Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur 8.2 mld euro nga buxheti i shtetit.
“Për çdo vend debati më i rëndësishmi është debati për buxhetin. Për Shqipërinë kjo nuk ndodh për dy arsye. Arsyeja e parë është se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet pasi sic kanë faktuar zhvillimet në mënyrë të veçantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat 8.2 mld euro. Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi tjetër, se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur. Por vjedhja me buxhetin është vjedhje e dyfishtë. Në një anë vidhen fondet dhe shpërdorohen dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9, shohin punë publike më të pakta se sa të një viti buxhetore”, tha Berisha.