Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.
Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan.
Sipas mediave dhe rezultateve paraprake, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 197, kundrejt demokratëve që kanë marrë 173.- Advertisement –
Dhoma e Përfaqësuesve përbëhet nga 435 ligjvënës.
Por, gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe. 48 ulëse deri më tani kanë marrë demokratët dhe 47 republikanët.