Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot procedurën e përshpejtuar për Portin e Durrësit me 62 vota pro dhe 19 kundër.
Opozita ka kundërshtuar në mënyrë kategorike procedurën e përshpejtuar, duke thënë se kjo është një aferë financiare që do të kthehet në aferë korruptive.
Enkelejd Alibeaj ka kritikuar nga foltorja e Kuvendit sot, përshpejtimin e procedurës që mazhoranca kërkon për miratimin e projektbuxhetit për Portin e Durrësit.
Alibeaj kërkoi që parlamenti mos të miratonte me procedurë të përshpejtuar miratimin e projektbuxhetit për Portin e Durrësit, pasi sipas tij ky projekt ka kosto marramendëse, e cila arrin në 1 miliardë e 100 milionë euro.
Një projektligj i tillë sipas Alibeajt kërkon kohë, ndërsa kërkon me insistim të transparencës së projektbuxhetit për portin e Durrësit.
“Ky ligj kushton 2 miliardë e 100 mln euro. 400 mln një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar, ta kaloni fshehurazi sot që diskutohet buxheti. Po prsini shiritin e një afere ekonomike e cila shumë shpejt mund të kyhehet në aferë korruptive. Ka një vit që negiociohet për portin e Durrësit.
Sa është territori i Shqipërisë që po shisni? Po shisni 1 mln metra katrorë për 2 miliardë e 100 mln. Vendoseni parlamentin e Shqipërisë në kushtet për të parë çfarë pazari keni bërë, me kë e keni bërë, çfarë fiton shteti shqiptar“, tha Alibeaj